Globi

E RËNDË/ Humb jetën në spital 20-vjeçari shqiptar në Kretë, u ndje keq pas sherrit me dy të rinj grekë

Shkruar nga Liberale

E RËNDË/ Humb jetën në spital 20-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Kretë, ku një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana ende të panjohura. 

Sipas protothema.gr, i riu u dërgua në spital pasi u ndje keq pas një debati me dy të rinj grekë. Pavarësisht ndihmës së mjekëve ai nuk mundi t’ia dilte.

Autoritetet greke po hetojnë rrethanat në të cilat humbi jetën 20-vjeçari, pasi ka informacione se para se të rrëzohej, ka pasur një debat të ashpër mes tij dhe dy 24-vjeçarëve grekë. Ngjarja ndodhi në Kalyves Apokoronou.

Burime policore bënë me dije, shkruan protothema.gr se në vendin e përleshjes ishin të pranishëm edhe tre persona nga Gjeorgjia, Bullgaria dhe Rumania, pa u sqaruar ende se cili ishte roli i tyre i saktë në atë që ndodhi.

Sipas të njëjtave burime, pesë personat e përfshirë në sherr janë ndaluar dhe në varësi të rezultateve të autopsisë nuk përjashtohet që të akuzohen edhe për vrasjen e të riut shqiptar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH