Globi

E RËNDË/ Adoleshentja bie nga dritarja e hotelit, humb jetën në spital

Shkruar nga Liberale

E RËNDË/ Adoleshentja bie nga dritarja e hotelit, humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani të shtunën, ku një vajzë adoleshent,e ka rënë nga dritarja e një hoteli në  qytetin e Dyseldorfit.

Mediet e huaja raportojnë se vajza po qëndronte në hotel me nënën e saj. Policia fillimisht ka përjashtuar mundësinë e vetëvrasjes, duke e cilësuar incidentin si një “aksident tragjik”.

Ndonëse vajza u dërgua me urgjencë në spital, fatkeqësisht humbi jetën për shkak të plagëve të marra.

Policia ka nisur një hetim për incidentin, tha një zëdhënëse për agjencinë gjermane të lajmeve dpa.Celulari i vajzës është marrë nga policia për ekzaminim.Sipas policisë, nëna nuk ishte me vajzën e saj në momentin e ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH