Globi

E rëndë/ Treni aksidenton këmbësoren, dërgohet me urgjencë në spital

Shkruar nga Liberale

E rëndë/ Treni aksidenton këmbësoren, dërgohet me

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë. Një tren ka përplasur një këmbësore teksa ka qënë duke kaluar hekurudhën.

Si pasojë gruaja ka marrë plagë të shumta dhe është nisur në spital për nidhmë mjekësore.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

 “Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë. Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, tha zëdhënësja.

Sakaq autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH