Globi

Sulme vdekjeprurëse izraelite në Liban, reagon kryeministri: Genocid në çdo kuptim! Duan të na shkatërrojnë

Shkruar nga Liberale

Sulme vdekjeprurëse izraelite në Liban, reagon kryeministri: Genocid

Kryeministri në detyrë i Libanit e ka quajtur breshërinë e sulmeve ajrore të Izraelit një “gjenocid në çdo kuptim të fjalës”.

Sipas medieve të huaja, Najib Mikati po fliste në një takim të kabinetit në Bejrut, duke shtuar se sulmet ajrore të Izraelit synonin të shkatërronin qytetet dhe fshatrat e Libanit.

Ushtria izraelite tha se i goditi 300 shënjestra në Liban, në përpjekje për ta rritur trysnin ndaj Hezbollahut, grupit militant të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Ushtria njoftoi për bombardimet e reja përmes një postimi në rrjetin social X, ku e postoi një fotografi të shefit ushtarak, gjenerallejtënant, Herzi Halevi, duke urdhëruar sulme shtesë nga shtabi i ushtrisë në Tel Aviv.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH