Globi

E PAZAKONTË/ Lind foshnja në një gomone me emigrantë në mes të detit

Shkruar nga Liberale

E PAZAKONTË/ Lind foshnja në një gomone me emigrantë në

Një rast i pazakontë ka ndodhur gjatë një kalimi të rrezikshëm të emigrantëve nga Afrika në Ishujt Kanarine, kur një foshnje erdhi në jetë në një gomone të mbushur me njerëz që po udhëtonin drejt Spanjës.

Ishin rojet bregdetare spanjolle që raportuan se një grua shtatzënë ishte në bord dhe kur ata arritën në gomone, zbuluan se foshnja kishte lindur vetëm 10-20 minuta më parë, ndërsa nëna e saj ishte shtrirë dhe fëmija ishte në krahët e një personi tjetër.

Gomonia u vu re për herë të parë më 6 janar pranë ishullit Lanzarote, dhe ekipet e shpëtimit u njoftuan për shtatzëninë, por asgjë nuk kishte paralajmëruar lindjen e menjëhershme. Kapiteni i varkës së shpëtimit, Domingo Trujillo, tha se ndodhi një ngjarje befasuese kur gjetën foshnjën të sapolindur.

Më pas nëna dhe fëmija u transportuan me helikopter në spitalin e Lanzarote për trajtim mjekësor, dhe deri tani autoritetet nuk kanë raportuar ndërlikime.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH