Globi

E PAPRITUR! Sulmohet me sende të forta politikania, si paraqitet gjendja shëndetësore e saj

Shkruar nga Liberale

E PAPRITUR! Sulmohet me sende të forta politikania, si paraqitet gjendja

Senatorja dhe ish-kryetarja e bashkisë së Berlinit, Franziska Giffay, është sulmuar me një send të rëndë, brenda një biblioteke lokale. Kështu konfirmoi sot Policia e Berlinit. 

Gifay, ministre e Financave e qeverisë lokale dhe anëtare e Partisë Social Demokrate të kancelarit Olaf Solz, u plagos lehtë në sulm, tha policia dhe zyra e prokurorisë lokale.

E PAPRITUR! Sulmohet me sende të forta politikania, si paraqitet gjendja

Autoritetet gjermane thanë se një burrë e ka goditur atë në kokë dhe qafë, me një çantë që kishte diçka të fortë dhe më pas është larguar me vrap.

Në deklaratë shtohet se Gifay u dërgua në spital për të trajtuar dhimbjet, ku qëndroi pak kohë. Incidenti vjen pas thirrjeve për mbrojtje më të madhe policore për politikanët në Gjermani pas një sërë sulmesh verbale dhe fizike ndaj politikanëve të rangut të lartë.

Lidhur me këtë ngjarje katër adoleshentë janë duke u marrë në pyetje, pasi një eurodeputet gjerman u rrah dhe u shtrua në spital teksa po vendoste postera të fushatës në Dresden, Gjermaninë Lindore. Anëtarët e shquar të të Gjelbërve, partia në koalicion me socialdemokratët e Solz-it në nivel federal, janë përballur gjithashtu me protesta agresive këtë vit ndërsa Gjermania mban një seri zgjedhjesh lokale mes mbështetjes në rritje për të djathtën ekstreme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH