Globi

E la pa ushqime në shtëpi dhe iku me pushime, vdes nga uria 84-vjeçarja! Arrestohet e bija

Shkruar nga Liberale
E la pa ushqime në shtëpi dhe iku me pushime, vdes nga uria

Një 84-vjeçare ka ndërruar jetë në banesën e saj në Montelibretti, Romë, pasi e bija 49-vjeçare ishte larguar për pushime, duke e lënë atë pa ujë dhe ushqime.

49-vjeçare është arrestuar nga policia ditën e sotme nën akuzë për veprën penale "braktisje e një person i paaftë”.

Sipas  Today Cronaca, 49-vjeçarja e kishte gjetur vetë nënën e saj 85-vjeçare  të pajetë duke e lënë në dysheme, të mbuluar me çarçaf dhe duke mos njoftuar autoritetet.

Ishin vetë Karabinierët që zbuluan ngjarjen e hidhur më 12 qershor të këtij viti, pasi shkuan në shtëpinë në fjalë për të dorëzuar një dokument gjyqësor.

Pavarësisht se 49-vjeçarja nuk u ishte përgjigjur thirrjeve të karabinierët, këta të fundit kishin ndjerë erën e fortë që kundërmonte kufoma.

Më pas ata kryen një kontroll të perimetrit të shtëpisë dhe gjetën një dritare të hapur e cila u mundësonte hyrjen.

Brenda gjetën trupin e të moshuarës të shtrirë në tokë. Nga autopsia e trupit rezultonte se vdekja e 84-vjeçares daton disa ditë më parë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH