Globi

E DHIMBSHME/ E zhgënjyer nga partneri, adoleshentja shqiptare i jep fund jetës në Greqi

Shkruar nga Liberale

E DHIMBSHME/ E zhgënjyer nga partneri, adoleshentja shqiptare i jep fund

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur pasditen e së martës në Greqi, ku një 16-vjeçare shqiptare i ka dhënë fund jetës pas zhgënjimit nga partneri i saj.

Sipas medieve lokale atje, thuhet se vajza jetonte në Rizari të Bashkisë Edessa, Greqi, teksa është gjetur e varur brenda shtëpisë së saj.

E ndjera ishte nxënëse e vitit të dytë në gjimnaz, e cila u gjet e pajetë pasditen e së martës nga të afërmit e saj.

Ndonëse është transportuar menjëherë në spitalin e Edessë dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta rikthyer në jetë, vajza nuk ia doli dot të mbijetojë.

Policia greke tha se vajza kishte lënë një shënim ku shpjegonte se përse vendosi t’i jepte fund jetës. Mediat greke raportojnë se 16-vjeçarja shqiptare i ka dhënë fund jetës së saj pas zhgënjimit në dashuri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH