Gjykata Supreme e Argjentinës ka konfirmuar dënimin me 6 vite burg për ish-presidenten Cristina Fernandez de Kirchner për mashtrim ndaj shtetit. Gjykata ratifikoi vendimin për dënimin me burg dhe ndalimin për ushtrimin e detyrave publike, shkruan La Reppublica.
Kirchner, e cila është 72 vjeçe, një figurë kontraversiale dhe udhëheqëse e forcës së majtë, mbajti detyrën e presidentes nga 2007-2015. Ajo u dënua në vitin 2022 nga një gjykatë për një mashtrim lidhur me ngarkimin e detyrave publike rrugore në Patagonia kundrejt një aleati të ngushtë gjatë mandatit të saj presidencial.
Ish-presidentja dhe udhëheëqësja e opozitës argjentinase akuzoi sistemin e drejtësisë se po vepronte si parti dhe se i kishte vendosur “dryn” opozitës. Ajo e tha këtë gjatë një mitingu të papritur para selisë së Partido Justicialista në Buenos Aires, pak minuta para publikimit të vendimit të Gjykatës Supreme për dënimin e saj për korrupsion.
“Pas kyçit ndaj pagave, tani Partia e Drejtësisë ka vendosur një dryn edhe në votën e popullit dhe në opozitë”, tha Kirchner duke i përshkruar tri gjykatësit e lartë si persona që “marrin urdhra nga lart.”
Më pas Kirchner krahasoi vendimin me atentatin më 1 shtator 2022 ndaj saj, duke thënë se “në atë moment plumbi nuk doli, por sot doli dënimi.