Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump u zotua gjatë fushatës zgjedhore se do ta zgjidhte konfliktin Rusi-Ukrainë. Por gjatë një konferencë me gazetarët, ai u duk sikur "kërcënoi" haptazi Rusinë.
Në fjalën e tij Trump tha se ka të ngjarë të vendosë sanksione ndaj Kremlinit nëse Presidenti Vladimir Putin, refuzon të negociojë për përfundimin e luftës në Ukrainë.
“Zelenskyy më tha që ai do që të arrijë një marrëveshje. Nuk di nëse Putini e do një gjë të tillë. Ndoshta nuk do, nuk e di. Ai duhet të bëjë një marrëveshje. Mendoj se po shkatërron Rusinë duke mos bërë një marrëveshje. Lufta nuk duhet të kishte filluar kurrë.
Nëse do të kishit një President kompetent, që nuk e kishit, lufta nuk do të kishte ndodhur. Lufta në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse unë do të isha President”, deklaroi Trump.