Ekipi i fushatës së Donald Trump depozitoi ditën e martë një ankesë në Komisionin Federal të Zgjedhjeve kundër zv/presidentes Kamala Harris, duke e akuzuar atë për shkelje të ligjeve federale të financimit të fushatës, pasi ka zëvendësuar emrin e Joe Biden me emrin e saj, me qëllimin për të marrë në kontroll fondet e fushatës së tij.
Padia është paraqitur nga këshilltari i përgjithshëm i fushatës së Trump, David Warrington, i cili argumenton se ekipi i fushatës së Biden, nuk mund të ndryshonte emrin e komisionit nga “Biden për President” në “Harris për President”, pasi Presidenti i SHBA-së vendosi të dielën për t’u tërhequr nga gara presidenciale.
“Ky është një kontribut i madh i dhënë për fushatën që kalon shifrat e 91.5 milionë dollarëve dhe që kalon nga një kandidat tek tjetri, d.m.th, nga fushata e vjetër e Joe Biden në fushatën e re të Kamala Harris. Një fakt i tillë është tallje me ligjet tona për financimet e fushatave”, thuhej në padinë e tij prej tetë faqesh.
Padia e raportuar më herët edhe nga Nju Jork Times, zbuloi se Harris duke marrë fondet e mbledhura për fushatën e Biden, shkelte ligjin e financimit të fushatave elektorale në SHBA, pasi fushata e “Biden për President”, nuk ishte një komision i autorizuar për fushatën e Harris./Liberale.al/