Donald Trump është betuar si presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai përdori dy Bilbla gjatë betimit të tij: Biblën që Abraham Lincoln përdori gjatë ceremonisë së tij të betimit në vitin 1861, dhe Biblën personale.
“Betohem solemnisht se do të ekzekutoj me besnikëri Zyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe do të ruaj dhe mbroj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”, tha Trump në betimin e tij.
Menjëherë pas kësaj pati duartrokitje nga salla, teksa të gjithë të pranishmit u çuan në këmbë.
Betimi Presidencial është specifikuar në Nenin II, Seksioni 1 i Kushtetutës së SHBA. Betimi për zyrtarët e tjerë federalë, përfshirë zëvendëspresidentin, nuk është në Kushtetutë. Kongresi i krijoi ato betime me statut.
Ceremonia e betimit po zhvillohet në Capitol Rotunda për shkak të temperaturave të ftohta jashtë.
Shefi i drejtësisë John Roberts po administron betimin ndaj Trump