Globi

“Do t'u hedhim në erë për dy orë”, alarm për bombë në Gjykatën e Selanikut

Shkruar nga Liberale

“Do t'u hedhim në erë për dy orë”, alarm

Një alarm për bombë është dhënë mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Selanikut. 

Policia ka marrë thirrje për vendosjen e një mjeti shpërthyes në Gjykatën e Selanikut.

Sipas informacioneve, një person i panjohur ka telefonuar, pak pas orës 10:00, në radiostacionin e qytetit dhe ka raportuar se një bombë ishte vendosur në gjykatë dhe do të shpërthente pas dy orësh, nëse ndërtesa nuk evakuohej.

Menjëherë u njoftua policia dhe në gjykatë mbërriti një ekip i Departamentit të Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese dhe një qen i trajnuar posaçërisht, të cilët kontrolluan ambientet por nuk konstatuan asgjë të dyshimtë. Pas  kontrollit ndërtesa nuk është evakuuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH