Globi

"Do hakmerrem për vëllanë", një burrë kërcënon të hedhë veten në erë, policia rrethon konsullatën iraniane në Paris

Shkruar nga Liberale

"Do hakmerrem për vëllanë", një burrë

Policia franceze rrethoi këtë të premte konsullatën iraniane në Paris, pasi një burrë kërcënoi të hedhë veten në erë, raportoi radiostacioni francez Europe 1 në platformën X, shkruan France 24.

Oficerët e policisë thanë se shkuan menjëherë në vendngjarje, duke iu kërkuar qytetarëve që të shmangin zonën.

Sipas autoriteteve rreth orës 11 të mëngjesit të së premtes, sipas asaj që mësohet, një person është parë nga një dëshmitar, teksa po hynte në selinë konsullore të Teheranit.

Pasi hyri në ndërtesë, ai dyshohet se hoqi pallton duke zbuluar një rrip eksplozivi të bërë vetë. Burri dyshohet se shfaqi disa flamuj dhe njoftoi se donte të hakmerrej për vdekjen e vëllait të tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH