Globi

Dhunohet brutalisht me çekiç dhe gaz lotsjellës aleati i vjetër i Navalny-t: Sulm i pastër politik!

Shkruar nga Liberale

Dhunohet brutalisht me çekiç dhe gaz lotsjellës aleati i

Një aleat i vjetër i liderit të ndjerë të opozitës ruse, Alexei Navalny është sulmuar jashtë shtëpisë së tij në Lituani.

Mediet e huaja shkruajnë se Leonid Volkov u sulmua me një çekiç dhe gaz lotsjellës, ndërsa ishte në makinën e tij në Vilnius të martën mbrëma, tha zëdhënësja e Navalny Kira Yarmysh.

Ende nuk dihet se kush është sulmuesi si dhe motivi i ngjarjes. Policia lituaneze është informuar për incidentin dhe po heton, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Një tjetër anëtar i ekipit të Navalny, Ivan Zhdanov, postoi fotografi në mediat sociale të z. Volkov me një këmbë të majtë të përgjakur dhe që dukej si mavijosje në tëmthin e tij.

I pyetur nëse sulmuesi kishte bërtitur ndonjë gjë, z. Zhdanov tha: “Gjithçka ndodhi në heshtje”.

“Sigurisht që ky është një sulm i qartë politik, këtu nuk ka dyshim”, shtoi ai. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH