Një sulm izraelit ka goditur Gazën këtë të premte.
Mbrojtja Civile njofton se sulmi ndodhi në një shkollë që pret personat e zhvendosur në kampin e refugjatëve Jabalia të Rripit të Gazës.
Si pasojë, dhjetra person kanë mbetur të plagosur. Siç shkruajnë mediat e huaja, të lënduarit po dërgohen në spitalet më të afërta.
Pjesëtarët e Mbrojtjes Civile po i dërgojnë të lënduarit në një spital aty pranë.