Globi

DETAJE të frikshme nga ngjarja në Greqi/ Zbardhet identiteti i shqiptarit që drogoi 19 vjeçaren për të humbur fëmijën

Shkruar nga Liberale
DETAJE të frikshme nga ngjarja në Greqi/ Zbardhet identiteti i

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e cila ndodhi në ishullin e Zakynthos në Greqi, me protagonist një shtetas shqiptar. Mediet greke kanë zbardhur identitetin e 27-vjeçarit shqiptar, i cili dhunoi dhe detyroi të dashurën e tij shtazënë, të marrë mjekim për të ndërprerë shtatzëninë. 

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Ymer Haxhiaj, i cili u arrestua në vendin e quajtur Cilivi nga policia e ishullit jonian. I riu akuzohet se ka dhunuar të dashurën e tij, Athina Marula. Policia thotë se Haxhiaj nga Cakrani i Fierit dhe Marulas kishin një lidhje intime, rezultat i së cilës ishte shtatzënia e së resë.

Çifti fillimisht bashkëjetoi për disa kohë, por duket se kanë nisur edhe mosmarrëveshjet e para mes tyre, ndaj dhe Marulas vendosi që të largohej nga banesa e të jetonte me prindërit e saj.

Por pak ditë më vonë Haxhiaj ka shkuar në banesën e saj dhe e mori Marulanë me automjetin e tij dhe shkuan në banesën në Cilivi.

Në një debat e sipër, i riu i kërkoi 19-vjeçares të qëndrojë në banesë, por ajo e refuzoi. I ofenduar nga refuzimi, ai e lidhi viktimën me litarë nga duart dhe këmbët dhe pasi e dhunoi, e detyroi atë me marrë  dy kokrra ilaç për të dështuar fëmijën. Brenda pak minutash e reja e humbi fëmijën e cila sipas mjekut ligjor ishte 6-8 javësh.

Për shkak të dështimit të pa kontrolluar, hemorragjia ishte e madhe, çka e detyroi autorin ta çojë viktimën në spital. Por edhe atje Haxhiaj pasi i mori telefonin, e  kërcënoi 19-vjeçaren për të mos treguar asgjë mjekëve dhe policisë.

Por fatmirësisht ngjarja u zbardh pas ndërhyrjes së mjekëve, të cilët denoncuan rastin në polici dhe autori u vu në pranga. Atje ai pohoi se kishte kryer aktin makabër pasi sipas tij nuk donte të vinte në jetë fëmija, produkt i lidhjes së tij me 19-vjeçaren greke.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH