Globi

DETAJE/ Humbi jetën në ditën e parë të punës, 18-vjeçari shqiptar sapo ishte bërë baba! Përlot partnerja: Po planifikonim dasmën!

Shkruar nga Liberale

DETAJE/ Humbi jetën në ditën e parë të punës,

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tragjike në Itali, ku tre të rinj, mes tyre dhe një 18-vjeçar shqiptar i identifikuar si Samuel Tafciu, humbën jetën pas një shpërthimi të ndodhur më 18 nëntor, në një fabrikë fishekzjarresh në Itali, në ditën e parë të punës.

Ndërkohë, autori i dyshuar i vrasjes ka rënë në pranga nga policia. Punzo Pasquale, 38 vjeç akuzohet për kryerjen e krimit të vrasjes së trefishtë me dashje dhe paramendim, posedim dhe prodhim të lëndës plasëse dhe piroteknike, si dhe drejtimin e një grupi kriminal, të cilat i ka mohuar. Punzo Pasquale ishte shkaktari që shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse.

Samueli bashkëjetonte me partneren e tij 17-vjeçare në Ponticelli dhe ishte bërë baba vetëm 4 muaj më parë.

Partnerja e tij, mes lotësh ka folur për mediat italiane lidhur me tragjedinë. Ajo shprehet se ata kishin planifikuar që së shpejti të bënin dasmën.

“Ëndrra më e madhe e Samuelit ishte të martohej me mua sapo të mbushja 18 vjeç. Ai donte të qëndronte me mua, të merrte një shtëpi jashtë Napolit dhe të shkonim sëbashku në një udhëtim. Ai bëri gjithçka për familjen tonë. Ai ishte njeriu më i mirë në botë. Në Qershor patëm pagëzimin e vajzës s sonë. Ne po planifikonim dasmën”, tha partnerja e tij për mediet italiane.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH