Globi

Departamenti i Shtetit ANULON të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA! Ja e vetmja kategori që nuk preket

Shkruar nga Liberale

Departamenti i Shtetit ANULON të gjitha udhëtimet e refugjatëve

Departamenti i Shtetit ka anuluar udhëtimin e refugjatëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Të gjitha udhëtimet e planifikuara më parë të refugjatëve në Shtetet e Bashkuara po anulohen dhe nuk do të bëhen prenotime të reja udhëtimi,” thuhet në memorandumin e Departamentit të Shtetit, pa specifikuar se sa do të zgjasë pezullimi.

Memorandumi, i cili sugjeron që pezullimi të hyjë në fuqi menjëherë, pason një urdhër ekzekutiv të nënshkruar nga Presidenti Donald Trump të hënën që thoshte se pranimet e refugjatëve në SHBA do të pezulloheshin nga 27 janari.

Urdhri thotë se SHBA-së “i mungon aftësia për të thithur një numër të madh emigrantësh, dhe në veçanti, refugjatë”.

“Ky urdhër pezullon 'Programin e Shteteve të Bashkuara për pranimin e refugjatëve' deri në momentin kur hyrja e mëtejshme në Shtetet e Bashkuara të refugjatëve përputhet me interesat e Shteteve të Bashkuara,” thotë ai.

Lëvizja nuk prek aktualisht mbajtësit e Vizave Speciale Emigruese, të cilët kanë ndihmuar forcat ushtarake amerikane.

Departamenti i Shtetit ANULON të gjitha udhëtimet e refugjatëve

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH