Globi

E TRISHTË/ Ky është 20-vjeçari shqiptar që humbi jetën pas sherrit mes të rinjve në Kretë

Shkruar nga Liberale

E TRISHTË/ Ky është 20-vjeçari shqiptar që

Personi në foto është 20-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Kalives të Greqisë, pas sherrit mes një grupi të rinjsh. 

I riu Orgito Lloci, 20 vjeç është konfliktuar fillimisht me dy shtetas grekë, një rumun, një gjeorgjian dhe një bullgar në rrethana ende të paqarta.

Pas përfundimit të konfliktit, Lloci nuk është ndjerë mirë. Menjëherë është thirrur ndihma e parë, duke e transportuar 20-vjeçarin shqiptar drejt spitalit të Hanias, ku edhe ndërroi jetë.

Lidhur m këtë ngjarje policia greke ka shoqëruar 5 personat e konfliktuar me 20-vjeçarin shqiptar, ndërkohë që ka urdhëruar kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes së tij. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH