Globi

Del FOTO/ Ky është 34-vjeçari Renato Muhaj që vrau ish-gruan në Florida

Shkruar nga Liberale

Del FOTO/ Ky është 34-vjeçari Renato Muhaj që vrau

Personi në foto është 34-vjeçari Renato Muhaj, i cili vrau ish-gruan e tij në banesën në Florida dhe më pas rrëmbeu vajzën e tyre 8-vjeçare duke tentuar të arratiset.

Sipas medieve të huaja, Muhaj raportohet se është përfshirë në një konflikt me prindërit e tij në Clearwater rreth orës 2:44 të mëngjesit të së hënës dhe pasi i ka goditur, i ka marrë telefonat që të mos kërkonin ndihmë.

Policia pasi ka marrë informacion për dhunë në familje ka shkuar menjëherë në banesën e prindërve të 34-vjeçarit, të cilët janë dërguar në spitalin Morton Plant për trajtim mjekësor.

Më pas Policia e Largo ka gjetur adresën e tij të banesës nëpërmjet një biletë parkimi që autori i dyshuar mori në Pinellas County në shtator 2022.

Oficerët e policisë kanë shkuar në shtëpinë e çiftit, ku kanë gjetur të vdekur bashkëshorten e tij, 32-vjeçaren Suela Saliaj, ndërsa vajza e çiftit, Alessia Muhaj rezultonte e zhdukur.

Rreth orës 8:30 të mëngjesit, përmes celularit të Renato Muhaj u zbulua vendndodhja e tij mes rrugës Belleair dhe St. Paul’s Drive në Clearwater.

Policia shkoi në vendngjarje ku gjetën Alessia dhe babain e saj brenda automjetit në bllokun 1600 të St. Paul’s Drive, duke vënë në pranga Muhajn, ndërsa 8-vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë autoritetet po hetojnë ngjarjen tronditëse, si dhe rrethanat e vrasjes së 32-vjeçares Suela Saliaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH