Globi

Dalin FOTOT e dy autorëve që ekzekutuan boksierin shqiptar në Gjermani, policia kërkon ndihmë për kapjen e tyre

Shkruar nga Liberale

Dalin FOTOT e dy autorëve që ekzekutuan boksierin shqiptar në

Këta janë dy autorët e identifikuar si Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt, të dyshuar për vrasjen e boksierit kosovar Besar Nimani, të cilët janë shpallur në kërkim.

Boksieri shqiptar, Besar Nimani u qëllua për vdekje mbrëmjen e së shunës në rrugë, Bielefeld të Gjermanisë, teksa ishte duke dalë nga një restorant.

Sipas medias gjermanë Presseportal, Prokuroria publike e Bielefeldit dhe policia po i kërkojnë ndihmë qytetarëve që të gjejnë dy 33 vjeçarët të dyshuar për vrasjen e boksierit, Nimani.

“Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt dyshohet se kanë qëlluar në rrugë një 38-vjeçar nga Bielefeld të shtunën, 9 mars 2024”, shkruan Presseportal.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH