Që prej pasdites së djeshme, policia greke nuk lejon kalimin e autobusëve dhe mjeteve të tonazhit të rëndë nëpërmjet pikës së kalimit të Kapshticës drejt vendit fqinjë, për shkak të kushteve të vështira atmosferike.
Në këto rrethana drejtues të mjeteve të tonazhit të rëndë për orë të tëra janë në pritje për të kaluar drejt vendit fqinj.
Nga policia greke janë lejuar të kalojnë drejt vendit të tyre vetëm veturat edhe ato të pajisura me zinxhirë.
Autoritetet shqiptare te kufirit thonw vetëm se janë në pritje të palës greke për normalizimin e situatës./