Tragjedi e rëndë në mëngjesin e 1 janarit në Terni, Perugia.
Dy persona u gjetën të vdekur në një shtëpi, ndoshta për shkak të një zjarri që shpërtheu gjatë natës së ndërrimit të viteve.
Viktimat janë një burrë 60-vjeçar dhe një grua 87-vjeçare.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe forcat zjarrfikëse ku u gjet edhe një qen që ndodhej në banesë.