Globi

Bie tërmet në Turqi/ Magnituda 5.2 e shkallës Rihter

Shkruar nga Liberale

Bie tërmet në Turqi/  Magnituda 5.2 e shkallës Rihter

Një tërmet me magnitudë 5.2 shkallës Rihter ka ndodhur në qytetin e Malatyas.

Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte rrethi Battalgazi.

Tërmeti, i cili ndodhi në orën 16.04 (sipas kohës lokale turke) në një thellësi prej rreth 14 kilometrash, u ndje në Malatya si dhe në provincat përreth Kahramanmaraş, Adıyaman, Gaziantep dhe Mardin.

Raportohet se njerëzit dolën në rrugë në panik pas tërmetit të rëndë, shkruan bbc.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, ka deklaruar se kanë filluar punimet e skanimit në terren dhe se “për momentin nuk ka asnjë situatë negative”.

Malatya është ndër qytetet më të prekura nga tërmetet me qendër Kahramanmaraş që ndodhën më 6 shkurt të vitit 2023.

Më 22 prill të kaluar, ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu, njoftoi se nga tërmetet humbën jetën 50 mijë e 783 persona.

Numri i personave që humbën jetën në Malatya u njoftua 1393 dhe numri i të plagosurve ishte 9108.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH