Globi

Biden pret Trump në Shtëpinë e Bardhë: Mirë se erdhe në shtëpi

Shkruar nga Liberale

Biden pret Trump në Shtëpinë e Bardhë: Mirë se erdhe

Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden kanë mirëpritur Presidentin e zgjedhur Donald Trump dhe bashkëshorten e tij Melania Trump, në Shtëpinë e Bardhë pas një shërbimi në Kishën Episkopale të Shën Gjonit.

“Mirë se erdhët në shtëpi”, i tha Biden Trumpit.

Zakonisht pas shërbimit të mëngjesit, presidenti i zgjedhur, zëvendëspresidenti i zgjedhur dhe bashkëshortët e tyre vizitojnë Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti i zgjedhur dhe presidenti në largim mbajnë një takim të shkurtër privat.

Këtë vit, Biden dhe Trump, së bashku me bashkëshortet e tyre, pritet të pinë çaj së bashku në Shtëpinë e Bardhë. Tradicionalisht, presidenti në largim shoqëron më pas presidentin e zgjedhur në Kapitolin e SHBA për ceremoninë e betimit.

Biden pret Trump në Shtëpinë e Bardhë: Mirë se erdhe

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH