Globi

BE thërret takim urgjent për Lindjen e Mesme, pas përshkallëzimit të luftës Izrael–Iran

Shkruar nga Liberale

BE thërret takim urgjent për Lindjen e Mesme, pas

Bashkimi Evropian ka thirrur një mbledhje urgjente të ministrave të Jashtëm, e cila do të zhvillohet të martën në formë telekonference, për të diskutuar situatën dramatike në Lindjen e Mesme, pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit dhe kundërpërgjigjes ushtarake të Teheranit.

Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i BE-së.

“Duke marrë parasysh seriozitetin e situatës në Lindjen e Mesme, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Jashtëm të BE-së për ditën e martë”, mësohet të ketë deklaruar ai. 

Sulmet nga Izraeli dhe Irani vazhdojnë,ndërsa konflikti midis dy vendeve hyn në ditën e katërt.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH