Globi

BE anashkalon Hungarinë, 1.4 miliardë euro ndihmë ushtarake dhe civile në drejtim të Ukrainës

Shkruar nga Liberale

BE anashkalon Hungarinë, 1.4 miliardë euro ndihmë ushtarake dhe

Bashkimi Europian ka gjetur mënyrën ligjore për të anashkaluar veton e Hungarisë për të blerë armë për Ukrainën, nga përfitimet e gjeneruara nga asetet e ngrira këtë vit të Rusisë.

Ky vendim mund t’i hapë gjithashtu rrugën G7 për t’i dërguar Kievit 50 miliardë dollarë.

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell u shpreh për Financial Times se duke qenë se Hungaria abstenoi nga një marrëveshje e mëparshme për të lënë mënjanë të ardhurat nga asetet e ngrira të Rusisë, “nukl ka pse të jetë pjesë e vendimmarrjes për mënyrën sesi do të përdoren ato para.”

Ai shtoi se zgjidhja, falë së cilës do të zhbllokohen të hënën 1.4 miliardë euro për blerjen e pajisjeve ushtarake me destinacion Kievin, është “po aq e sofistikuar sa çdo vendim ligjor”, por shtoi se rezultoi e suksesshme.”

Anashkalimi i Budapestit në këtë mënyrë mund të heqë gjithashtu një pengesë që mund të komplikojë përpjekjet e G7 për të mbledhur një hua prej 50 miliardë dollarësh për Kievin deri në dhjetor, një vendim i marrë nga udhëheqësit në një samit në Itali në fillim të këtij muaji.

Asetet me vlerë rreth 210 miliardë euro janë të palëvizshme në BE, pjesa më e madhe e të cilave është në Belgjikë, dhe blloku në fillim të këtij viti ra dakord të përdorë fitimet e krijuara që nga shkurti për të blerë armë për Ukrainën.

Hungaria, shteti anëtar më pro-rus i BE-së, ka argumentuar prej kohësh kundër bllokut prej 27 vendesh që kolektivisht ofrojnë mbështetje ushtarake për Ukrainën. Budapesti po bllokon gjithashtu shtatë vendime të tjera në lidhje me armatosjen e Kievit, me vlerë rreth 6.6 miliardë euro.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH