Globi

"Asnjë mësim rreth seksit pa mbushur 9 vjeç", shkollat nuk do t'u lejohen t'u mësojnë fëmijëve se ata mund të ndryshojnë indentitetin gjinor

Shkruar nga Liberale

"Asnjë mësim rreth seksit pa mbushur 9 vjeç",

Mësuesit në shkollat ​​angleze nuk do të lejohen t'u mësojnë fëmijëve se ata mund të ndryshojnë identitetin e tyre gjinor, sipas raporteve të fundit. 

Janë përcaktuar dhe kufijtë e moshës, kur fëmijët mund të mësohen edukatën seksuale.

"The Times" raporton se Ministrat e Arsimit do të paralajmërojnë shkollat ​​në Angli sot, se identiteti gjinor është "shumë i kontestuar" dhe se mësimi i kësaj çështjeje mund të ketë "ndikime të dëmshme".

Nëse pyetet, stafi i shkollës duhet të mësojë "faktet biologjike" rreth seksit, do të thotë qeveria, shton The Times.

Kryeministri Rishi Sunak është i shqetësuar se identiteti gjinor po “ngulitet” në shkolla si një fakt i pakontestueshëm, sipas gazetës.

Sipas propozimeve të tjera, shkollave do t'u thuhet të mos u mësojnë fëmijëve asnjë formë edukimi seksual deri në vitin e 5-të, kur nxënësit janë nëntë vjeç.

Planet gjithashtu do të përjashtojnë çdo bisedë rreth seksit deri në moshën 13 vjeçare, thotë gjithashtu raporti i The Times./ Përgatiti Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH