Globi

Arrestohet amerikani që tentoi të blinte një Porsche me çekun prej miliona eurosh

Shkruar nga Liberale

Arrestohet amerikani që tentoi të blinte një Porsche me

Një 21 vjeçar është arrestuar në Kentaki të SHBA-së për shkak të përpjekjes së tij për të blerë një Porsche me një çek prej 78 milionë dollarësh (71,997,900,000 euro).

Connor James Litka nga Bloomington, Indiana, ka vizituar Blue Grass Motorsport, përfaqësinë e Porsche në Kentaki duke kërkuar të blinte një veturë me shumën e lartëpërmendur.

Megjithatë, punonjësit e dyqanit kanë dyshuar dhe kanë refuzuar t’i shesin veturën.

Që nga ai moment, gjërat kishin filluar të shkonin keq, pasi i riu i ka kërkuar me ngulm çelësat.

Edhe pse Blue Grass Motorsport i ka kërkuar amerikanit të largohet nga dyqani, ai ka refuzuar.

Punonjësit kanë filluar të shqetësohen se ai mund të bëjë diçka të pamatur, andaj e kanë lajmëruar policinë.

Kur policia kanë arritur, e kanë arrestuar Litkën.

Ai tani po përballet me një akuzë për shkelje kriminale dhe sjellje të çrregullt.

Gjatë hetimit, policia mësoi se kjo nuk është përpjekja e parë e të riut për të blerë një automjet luksoz.

Kjo pasi ditë më parë ai kishte vizituar edhe dyqanin e Land Rover me një çek prej 12 milionë dollarësh (11,076,600,000 euro). 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH