Bisedimet për një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës po vazhdojnë, konfirmoi sot Katari, i cili ka një rol ndërmjetësues midis Izraelit dhe Hamasit.
“Takimet po vazhdojnë midis dy palëve,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari, duke iu referuar bisedimeve midis negociatorëve kryesorë mbi detajet e një marrëveshjeje.
Për më shumë se një vit, Katari ka ndërmjetësuar me SHBA-në dhe Egjiptin në negociatat që synojnë arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Gaza dhe lirimin e pengjeve që mbahen ende në enklavën palestineze pas sulmit të 7 tetorit 2023 nga Hamasi në Izrael.