Globi

Anulohen mijëra fluturime në aeroportet e mëdha të Gjermanisë, kjo është arsyeja

Shkruar nga Liberale

Anulohen mijëra fluturime në aeroportet e mëdha të

Afro 25,000 punonjës të sigurisë në 11 aeroportet kryesore të Gjermanisë kanë hyrë në grevë që nga orët e para të mëngjesit, duke vënë në rrezik anulimin e mijëra fluturimeve sot.

Sindikata Ver.di thirri një grevë 24-orëshe, duke kërkuar rritje prej 2,80 €/orë dhe më shumë bonuse jashtë orarit. Sipas punëdhënësve, përmbushja e kërkesave do të nënkuptonte kosto shtesë prej 250 milionë eurosh vetëm për vitin aktual.

Demonstratat e sotme kanë të bëjnë me aeroportet e Berlinit, Frankfurtit, Hamburgut, Shtutgartit, Bremenit, Hanoverit, Këlnit, Dyseldorfit, Lajpcigut, Erfurtit dhe Dresdenit, ndërsa nga aeroportet kryesore funksionon vetëm Mynihu.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH