Globi

Anulohen ceremoninë kryesore të diplomimit në Universitetin e Kolumbias pas protestave pro-palestineze

Shkruar nga Liberale

Anulohen ceremoninë kryesore të diplomimit në Universitetin e

Universiteti i Kolumbias anuoi të hënën ceremoninë kryesore të diplomimit të studentëve, pas disa javësh protestash pro-palestineze që kanë shkaktuar trazira në kampusin e saj dhe universitete të tjera në gjithë Shteteve të Bashkuara, por shtoi se studentët do të kenë mundësi të marrin pjesë në një sërë ceremonish më të vogla gjatë kësaj jave dhe asaj pasardhëse.
Vendimi vjen në një kohë që universitetet në mbarë vendin janë përfshirë në debate mbi mënyrën se si mund të menaxhojnë ceremonitë e diplomimit.
Një tjetër kampus që u trondit nga protestat, Universitetit “Emory”, njoftoi të hënën se do të zhvendoste ceremoninë nga kampusi në Atlanta, në një zonë periferike.
Por universitete të tjera, si Universiteti i Miçiganit, Univerisiteti i Indianës dhe Universiteti “Northeastern” në Boston, i kanë mbajtur ceremonitë, të cilat në pak raste, janë ndërprerë.

Vendimi i Universitetit të Kolumbias për të anuluar ceremoninë kryesore të planifikuar për në 15 maj do të thotë që presidentja e tij, Nemat Shafik i shmanget mbajtjes së fjalimit për rastin, në të njëjtën pjesë të kampusit ku policia, javën e shkuar, hoqi kampet me tenda të protestuesve.
Duke marrë parasysh se javët e fundit kanë qenë “jashtëzakonisht të vështira” për komunitetin, tha universiteti përmes një deklarate, vendimi u mor pas diskutimeve me studentët.
“Studentët tanë theksuan se festimet në bazë fakulteti dhe me pjesëmarrje më të ulët janë më domethënëse për ta dhe familjet e tyre”, thanë zyrarët e universitetit.
Shumica e ceremonive që ishin parashikuar në kampusin kryesor, pikërisht aty ku javën e kaluar u hoqën tendat e protestuesve, do të mbahen në kompleksin sportiv, thanë zyrtarët.
Universiteti i Kolumbias e ka anuluar më herët mbajtjen e mësimit me praninë fizike të studentëve në auditore.
Më shumë se 200 protestues pro-palestinezë që ngritën kampe me tenda jashtë universitetit ose bllokuan goditën akademike u arrestuan përgjatë javëve të fundit, kampe të ngjashme janë përhapur edhe në kampuse të tjera në mbarë vendin, ndërsa universitetit janë vënë përpara pikëpyetjeve se ku duhet vënë vija e kuqe mes së drejtës për të protestuar dhe ruajtjes së sigurisë dhe gjithëpërfshirjes nëpër kampuse.
Më herët, Universitetit i Kalifornisë Jugore anuloi ceremoninë kryesore të diplomimit, por lejoi mbajtjen e festimeve me pjesëmarrje më të ulët.
Studentët braktisën kampuset e këtij universitetit të shtunën herët pasi u rrethuan nga policia dhe u kërcënuan se do të arrestoheshin.

Në universitetet e tjera ceremonitë e diplomimit janë mbajtur nën masa të shtuara sigurie.
Të shtunën, ceremonia në Universitetin e Miçiganit u ndërpre disa here për shkak të brohorimave, ndërsa në Boston, të dielën, disa studentë valëvitën flamuj izraelitë ose palestinezë.

Në protesta po bëhen thirrje që universitetet të shkëpusin lidhjet financiare nga kompanitë që bëjnë biznes me Izraelin, sepse ndryshe po kontrubuojnë në luftë.
Konflikti mes Hamasit dhe Izraelit nisi në 7 tetor, kur grupi militant sulmoi jugun e Izraelit dhe vrau 1200 vetë e mori peng 250 të tjerë, sipas të dhënave izraelite.
Me zotimin se do të eliminojë Hamasin, Izraeli ka ndërmarrë një ofensivë në Gazë duke vrarë 34, 500 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore në Gazë që kontrollohen nga Hamasi.
Sulmet izraelite kanë shkatërruar Gazën dhe kanë detyruar pjesën më të madhe të popullsisë së saj që të zhvendoset.

Universiteti “Emory” në Atlanta, që ka 16 mijë studentë, është përballur me një sërë protestash, ndërsa vazhdon lufta në Gazë.
Përmes një letre të hapur, presidenti i këtij universiteti Gregory Fenves tha se ceremonitë e diplomimit të parashikuara për në 13 maj do të mbahen rreth 30 kilometra larg kampusit universitar.
“Duhet të dini se ky nuk ishte një vendim i lehtë”, shkroi ai. “Vendimi u mor pas këshillimit të ngushtë me organet e rendit”.
Universiteti kërkoi ndërhyrjen e policisë për arrestimin e 28 personave pas ngritjes së një kampi me tenda brenda kampusit në 25 prill. Pasi fillimisht pretendoi se protestuesit nuk ishin pjesë e universitetit, më vonë, universitetit tha se 20 ishin studentë dhe tre ishin anëtarë të stafit akademik të fakultetit.Protestat kanë vazhduar që prej prillit dhe në disa raste ka patur arrestime.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH