Globi

Mesazhi i Antony Blinken me kitarë në dorë nga një lokal i Kievit

Shkruar nga Liberale

Mesazhi i Antony Blinken me kitarë në dorë nga një lokal i

Me kitarë të kuqe në një bar të krijuar në një bodrum në Kiev, sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, përcolli mesazhin për Ukrainën se SHBA-ja dhe pjesa më e madhe e botës po luftojnë përkrah saj dhe për botën e lirë.

Diplomati i SHBA, i cili ndërsa po zhvillon një vizitë në Kiev, iu bashkua grupit muzikor në skenën e “Barman Dictat”, shkruan "The Telegraph"

Së bashku ata luajtën "Rockin in the Free World" të Neil Young, një himn rock i publikuar në 1989, pak para rënies së Murit të Berlinit.

Mesazhi i Antony Blinken me kitarë në dorë nga një lokal i

"Shtetet e Bashkuara janë me ju, aq shumë sa bota është me ju dhe ata po luftojnë jo vetëm për një Ukrainë të lirë, por për botën e lirë. Dhe bota e lirë është gjithashtu me ju", tha Blinken përpara se të luante këngë.

Theksojmë se Blinken mbërriti në Kiev me tren, mëngjesin e së martës, në një vizitë të paparalajmëruar, e cila vjen disa ditë pasi Rusia nisi intensifikoi sulmet në veri të rajonit të Kharkiv.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH