Globi

Aludimet për zhdukjen misterioze të Kate Middleton, "bëhet e gjallë" Princesha e  Uellsit

Shkruar nga Liberale

Aludimet për zhdukjen misterioze të Kate Middleton, "bëhet e

Aludimeve për “zhdukjen” misterioze të Princeshës së Uellsit, Kate Middleton, si duket iu erdh fundi.

DailyMail shkruan se Kate u pikas gjatë fundjavës në një dyqan lokal fermash.

Kjo thuhet të jetë paraqitja e saj publike, pas kaq muajsh edhe pasi iu nënshtrua një operacioni të planifikuar abdominal.

Princesha e Uellsit nuk ishte vetëm dhe në krah kishte edhe bashkëshortin e saj Princin William dhe dyshja thuhet se vizituan një nga pikat e tyre të preferuara, rreth një 1.6 kilometra nga shtëpia e tyre Adelaide në Windsor.

Çifti siç duket kishin ndjekur aktivitetet sportive të tre fëmijëve të tyre. Kate, dukej e ‘lumtur, e shëndetshme dhe e relaksuar’, sipas një dëshmitari që i kishte parë në dyqan.

Pas ndërhyrjes që kreu, nisën dhe teoritë konspirative për Middleton, duke thënë se Princesha është zhdukur për një kohë të gjatë dhe se nuk shihej më pranë bashkëshortit të saj, princit William. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH