Aktori koreano-jugor Lee Sun-kyun, i cili njihet për rolin e tij në filmin fitues të çmimit Oscar, “Parasite” është gjetur i vdekur.
Ylli i filmave 48 vjeç, u gjet pa ndjenja në një makinë në një nga parqet kryesore të Seulit të mërkurën, raporton BBC.
Sipas medieve të huaja Ka dyshime se Lee është vetëvrarë, por policia deklaroi se aktori ishte larguar nga shtëpia pasi kishte lënë një shënim.
Ai ishte nën hetim për përdorim të dyshuar të drogës që nga tetori. Gazeta e lajmeve Yonhap raportoi se ai dyshohej se merrte drogë si marihuanë dhe ketaminë në një bar në Seul.
Lee Sun-kyun i cili ishte i martuar me aktoren Jeon Hye-jin dhe kishte dy djem të vegjël me të, kishte një karrierë që zgjati më shumë se dy dekada.