Alexia Vecchiato, 22-vjeçarja e përfshirë në një aksident të rëndë rrugor, në provincën e Udine, nuk ia doli. Makina e saj u përplas me një mur. E reja vdiq pas një jave agonie në spitalin e Udines. Një tragjedi që është shoqëruar me një ironi të hidhur të fatit: vetëm katër vjet më parë motra e saj e madhe, Gaia, mbeti gjithashtu viktimë e një aksidenti rrugor.
Alexia kishte studiuar në institutin Zanon në Udine ku u bë e pasionuar pas muzikës, komunikimit dhe rrjeteve sociale.
Të enjten e kaluar, më 7 nëntor, rreth orës 19:30, Alexia Vecchiato po ngiste makinën e saj kur humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me murin e një shtëpie.
Shkaqet e aksidentit janë ende duke u hetuar nga policia. E plagosur rëndë, ajo u intubua dhe më pas u transportua me urgjencë në spitalin e Udine.
Në vitin 2019 motra e madhe, Gaia, pati të njëjtin fat tragjik. Ajo vdiq në një aksident rrugor, gjithashtu në Castions di Strada. Ajo ishte 21 vjeçe kur u aksidentua.
/Liberale.al/