Globi

Aksidenti FATAL iu merr jetën 3 të rinjve 20-vjeçarë, dy të plagosur në spital, njëri në gjendje kritike

Shkruar nga Liberale

Aksidenti FATAL iu merr jetën 3 të rinjve 20-vjeçarë, dy

Një aksident fatal në veriperëndim të Londrës, iu ka marrë jetën tre të rinjve dhe dy të tjerë janë dëmtuar të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Sipas BBC ngjarja ndodhi në 23:26 të së dielës mbrëma pas raportimeve për një aksident.

Pesë të rinj, të gjithë rreth të 20-ave, u gjetën brenda automjetit.

Të tre personat u shpallën të vdekur në vendngjarje, ndërsa dy persona u dërguan menjëherë në spital, me një në gjendje kritike për jetën dhe tjetrin me lëndime jashtë rrezikut për jetën.

"Një hetim urgjent policor është duke u zhvilluar për zbardhjen e rrethanave të plota, të drejtuar nga detektivë të Njësisë së Hetimit të Përplasjeve të Rënda të Met.Oficerët janë në proces informimi të familjeve të pesë të rinjve. Familjet do të mbështeten nga oficerë specialistë. Unë u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta.", deklaroi inspektori i policisë së Londrës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH