Globi

Aksident TRAGJIK në Greqi/ Humbin jetën dy adoleshentë, në gjendje kritike një 17 vjeçar shqiptar, familja apel për të dhuruar gjak

Shkruar nga Liberale
Aksident TRAGJIK në Greqi/ Humbin jetën dy adoleshentë, në

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi, ku dy të rinj, 16 dhe 18 vjeç, kanë humbur jetën në një aksident rrugor, ndërkohë një 17-vjeçar shqiptar po lufton me jetën në Spitalin “Papabilolaou” të Selanikut.

Ngjarja ndodhi në Miliona të Prespes, kur mjeti ku udhëtonin tre të rinjtë doli nga rruga dhe u përplas me një pemë.

Ata ishin nisur nga Follorina për në Agio Germano. Si pasojë e aksidentit ndërruan jetë 16-vjecari Kostantino dhe 18-vjecari Stavro, ndërkohë është plagosur rëndë 17-vjecari shqiptar Klajdi Pero i njohur edhe si Nikos.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH