Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur gjashtë persona, këmbësorë, ndërsa dy kanë humbur jetën.
Sipas medieve italiane, ngjarja ka ndodhur në Lido di Camaiore të Italisë. Drejtuesja e një automjeti, 44-vjeçare, pasi ka përplasur dy këmbësorët, 18 dhe 19 vjeç, ka goditur edhe këmbësorë të tjerë, më pas u përplas me semaforin në kryqëzimin me rrugën bregdetare të Lido di Camaiore dhe në fund me një makinë të parkuar.
Dy të rinjtë që humbën jetën, në moshën 18 dhe 19 vjeç ishin turistë në Itali. Ata ishin me origjinë nga Gjermania. Studentët ishin me pushime në Versilia me një grup studentësh nga Duisburgu. Katër personat e tjerë të plagosur ishin gjithashtu të huaj, tre me kombësi franceze dhe një gjerman.
E plagosur ngeli edhe pasagjerja që ndodhej në makinë. Dy prej të plagosurëve u transferuan në spitalin Massa, pasi ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
Drejtuesja e mjetit ndodhet në “arrest shtëpie” në banesën e saj në Viareggio me akuzën “vrasje e dyfishtë”, ndërsa testi i alkoolit rezultoi negative.
Në momentin që 44-vjeçarja ka dalë nga makina pas aksidentit është shprehur se nuk vuri re asgjë.
“Nuk isha unë, nuk ishte faji im, nuk vura re asgjë”, tha ajo.