Shoferja, një grua 44-vjeçare që drejtonte një Mercedes Lido di Camaiore, makina godet 7 persona: vdesin dy vajza gjermane. Tre të plagosur rëndë
Shoferja, një grua 44-vjeçare që drejtonte një Mercedes, me sa duket humbi kontrrolin: në kryqëzimin e parë në një rrugë të Romës dhe goditi dy vajzat gjermane, dy turiste të lindura në 2005 dhe 2006. Më pas në kryqëzimin e dytë , me Viale Colombo, këmbësorët e tjerë.
Duke drejtuar Mercedesin ajo goditi shtatë persona, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy vajzave gjermane dhe duke dërguar të gjitha të tjerat në spital. Ky është përfundimi tragjik i aksidentit që ndodhi pak pas orës 19:00 në Versilia, në Lido di Camaiore (Lucca). Në spital për analiza toksikologjike ka përfunduar edhe drejtuesja e mjetit, një 44-vjeçare me origjinë braziliane, sipas njoftimit të Komisariatit të Policisë Lucca.
Ambulanca të shumta dhe zjarrfikëse ndërhynë në vend për shpëtimin, si dhe oficerë të policisë rrugore. Kryebashkiaku i zonës tha se makina që shkaktoi aksidentin ishte me shpejtësi tej normave të lejuara.