Globi

AKSIDENT I RËNDË NË ITALI/ Humb jetën një 32 vjeçar shqiptar, plagosen 7 persona të tjerë

Shkruar nga Liberale
AKSIDENT I RËNDË NË ITALI/ Humb jetën një 32

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Brescia, Itali. Një 32 vjeçar shqiptar ka humbur jetën ndërsa shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidentit të rëndë.

Sipas medieve italiane, i riu shqiptar ka humbur kontrollin e “Porsche” që drejtonte për shkak të shpejtësisë së madhe, duke goditur disa makina të tjera.

Më pas, është përplasur me një pemë, ku edhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Në automjet ndodhej edhe një grua, e cila ka mbetur e plagosur rëndë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH