Një aksidenti tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Kishinau – Balti, në Moldavi.
Dy makina, një “Opel” dhe një “Mitsubishi” janë përplasur me njëra-tjetrën kokë më kokë teksa njëra prej tyre kishte hyrë në parakalim.
Si pasojë e përplasjes së fortë, automjetet janë përfshirë nga zjarri. Brenda tyre janë gjetur të pajetë 5 persona të djegur kurse 7 të tjerë, mes tyre dhe fëmijë janë transportuar të plagosur rëndë për në spital.
Në vendngjarje ndodhen të gjitha shërbimet përgjegjëse për ndërhyrjen dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave.