Globi

Aksident i frikshëm/ Kamioni i varur në urë, shoferja shpëtohet mrekullisht (Video)

Shkruar nga Liberale

Aksident i frikshëm/ Kamioni i varur në urë, shoferja

Një shofere e një mjeti të rëndë rural është shpëtuar në mënyrë dramatike nga zjarrfikësit teksa automjeti i saj varej duke u lëkundur nga një urë dje në Kentucky, SHBA.

Një aksidenti i shumëfishtë dje pasdite në urën Clark Memorial mbi lumin Ohio River përfshiu tre mjete të tjera, duke dërguar kamionin jashtë anës së urës.

Shoferja është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën sipas raportimeve, ndërsa dhe një tjetër person i përfsirë në aksident është shtruar në spital, shkruan rrjeti vendas CBS WLKY.

Zjarrfikësat e Louisville thanë se rreth 30 efektivë punuan në skenën e aksidentit teksa kishin nxjerrë shoferen e mjetit të varur në ajër duke zbritur te ajo me litarë.

Pamjet dramatike tregojnë sesi zjarrfikësi ulet me litarë te gruaja në kabinën e mejtit deh më pas e ngre bashkë me veten për ta shpëtuar.

Ata shtonin se ishin stërvitur për situata të tilla dhe se pas shpëtimit drejtuesja e mjetit ishte e ndërgjegjshme dhe lutej për atë që i kishte ndodhur.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH