Globi

87-vjeçari thyen rekord/ Personi më i vjetër që ka lundruar në lumin Misisipi

Shkruar nga Liberale

87-vjeçari thyen rekord/ Personi më i vjetër që ka

Një i moshuar nga Tenesi ka thyer rekord, duke u bërë personi më i vjetër që ka shëtitur përgjatë lumit Misisipi me një udhëtim 87-ditor në moshën 87-vjeçare.

Sipas raportimit të medieve të huaja, Dale “Grey Beard” Sanders u largua nga Liqeni Itasca, në ditëlindjen e tij të 87-të dhe mbërriti në Luling, 87 ditë më vonë, duke fitua kështu Rekordin Botëror Guinness në moshën 87 vjeç e 87 ditë. 

Sanders, i cili përshkoi lumin me një kanoe për herë të parë, lundroi përgjatë Mississippi-t në moshën 80-vjeçare në verën e vitit 2015.

“Unë thjesht nuk mund ta refuzoja mundësinë për të rimarrë rekordin tim personal dhe në të njëjtën kohë për të marrë një titull të ri zyrtar të rekordeve botërore Guinness,” tha Sanders.

Poll
SHQIPENGLISH