Globi

20-vjeçarja humbi jetën pasi hëngri tiramisu në restorant, autoritetet nisin hetimet

Shkruar nga Liberale

20-vjeçarja humbi jetën pasi hëngri tiramisu në restorant,

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet, lidhur me vdekjen e një 20-vjeçareje. sipas medieve të huaja e reja, e cila kishte alergji nga bulmetet iu servir një ëmbëlsirë ‘tiramisu’   e cila kishte përmbajtje qumështi.

E reja Anna Bellisario, bashkë me të dashurin raportohet se kishin dalë në një restorant të vogël në Milano më 26 janar të vitit të shkuar.

Meqënëse ajo kishte alergji nga bulmetet, porositi ëmbëlsirën e reklamuar si vegane (pa përmbajtje bulmeti ose mishi) por pak më vonë pësoi krizë anafilaktike dhe vdiq një javë më vonë në spitalin San Raffaele.

Dy gratë që drejtojnë dyqanin e ëmbëlsirave po hetohen për vrasje nga pakujdesia, shkruan e përditshmja vendase Corriere della Sera. Hetimet kanë sugjeruar se ato kishin përzier etiketat e ëmbëlsirave që përmbanin qumësht me ato duhet të ishin vegane.

Në deklaratën e prokurorëve Tiziana Siciliano e Luca Gaglio u përdorën informacione nga përgjime ku thuhej se drejtueset e dyqanit, nënë e bijë, nuk bënin ndarje të plotë të produkteve vegane dhe me përmbajtje bulmeti, dhe se furnizonin edhe restorante të tjera me produktin “tiramisu vegane”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH