Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë një interviste me ABC News, u bëri thirrje edhe një herë aleatëve që të forcojnë më tej ushtrinë ukrainase.
“Plani për fitore është të forcojmë Ukrainën. Prandaj, kërkojmë nga miqtë tanë, aleatët tanë që të na forcojnë. Kjo është shumë e rëndësishme ”, tha presidenti ukrainas, duke shtuar:
“Unë mendoj se jemi më afër paqes sesa mendojmë. Jemi më afër fundit të luftës.”
Gjithashtu Zelensky deklaroi se Putini ka frikë nga operacioni në Kursk, i cili po zhvillohet nga Forcat e Armatosura të Ukrainës.
“Është e vërtetë. Ai ka shumë frikë”, vuri në dukje presidenti ukrainas, duke shtuar se “edhe njerëzit e Presidentit rus e panë paaftësinë e tij për të mbrojtur tokat e tyre” .
Presidenti ukrainas gjithashtu se vetëm nëse forcon pozicionin e tij edhe më shumë, Ukraina mund të “shtyjë Putinin për t’i dhënë fund luftës”.