Globi

Sulm me raketa në veri të Izraelit, vdes një person dhe plagosen shtatë të tjerë

Shkruar nga Liberale

Sulm me raketa në veri të Izraelit, vdes një person dhe plagosen

Të paktën një person humbi jetën dhe shtatë të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi me raketa në veri të Izraelit, sipas shërbimit të shpëtimit urgjent të Izraelit Magen David Adom (MDA).

Ngjarja ndodhi në zonën e Margaliot në kufi me Libanin. Nuk specifikohet se nga ishte lëshuar raketa, por sulme të tilla kanë qenë të shpeshta në zonën e Libanit javët e fundit.

Dy prej të plagosurve në sulmin e mëngjesit janë në gjendje të rëndë, ndërsa mësohet se dy viktimat janë punëtorë tajlandezë. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH