Globi

" E mbajta me bukë, por ai më shkatërroi vajzën", zbardhet tjetër dëshmi e 50 vjeçarit që vrau kunatin në Greqi

Shkruar nga Liberale

" E mbajta me bukë, por ai më shkatërroi vajzën",

Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e 50-vjeçarit Fatmir Tarellari pasi zbuloi se kunati i tij Erjon pelivani kishte abuzuar sekualisht me vajzën e tij.

Ai ka thënë për gjykatës se ai i ka kërkuar llogari kunatit të tij për veprimet ndaj vajzës së mitur, në këtë moment ai ka filluar të buzëqeshë dhe të tallet me të.

“Po bërtisja sepse më përdhunoi fëmijën dhe ai po tallej me mua. E futa në shtëpinë time, po e ndihmoja financiarisht dhe ai më shkatërroi fëmijën dhe jetën tonë”- mësohet të ketë thënë 50-vjeçari para gjykatës.

Ndërkohë në dëshminë e bërë publike të vajzës së dhunuar një ditë më parë në mediat greke, ajo rrëfente se Pelivani kishte filluar ta ngacmonte që në moshën 9-vjeçare, më pas kur bëri 12-vjeç e kishte përdh*nuar për herë të parë.

Sipas dëshmisë së 18-vjeçares herën e fundit Pelivani i kishte marrë 1 mijë euro nën kërcënimin s enëse nuk ja jepte do t’i bënte publike fotot dhe vidiot q kishte xhiruar gjatë kohës që e abuzonte.

Tarellari në dëshminë para gjykatësve ka treguar se ai u njoftua nga pronari i shtëpisë se e bija nuk kishte paguar qiranë, ndërkohë që ai i kishte dhënë shuma të mjaftueshme parash të bijës për të përballuar jetën si studente.

Pas kësaj, Tarellari shkoi dhe takoi vcajzën e tij 18-vjeçare për të mësuar se ku i kishte çuar paratë, por aty ëhstë tronditur nga rrëfimi i saj.

Fillimisht vajza ka nguruar t’i tregojë emrin e abuzuesit, pro pas këmbënguljes së babait, ajo i ka treguar gjithë të vërtetën.

“Ai fajësoi veten për faktin se nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur dhe çfarë po përjetonte fëmija i tij për kaq shumë vite. Babaiu fiksua për të zbuluar se kush kishte abuzuar seksualisht dhe përdhunuar vajzën e tij, sipas dëshmisë së tij në gjykatë. Mëngjesin e së martës së kaluar, 18-vjeçarja më në fund zbuloi identitetin e përdhunuesit të saj”, shkruajnë mediat greke.

“Gjendjes sime të rëndë mendore iu shtua ndjenja e tradhtisë”, mësohet të jetë shprehur shqiptari për kunatin e tij, Erjon Pelivani.

Në këto kushte 50-vjeçari nuk priti të ngrinte padi por u nis të sqarohej me kunatin.

Poll
SHQIPENGLISH