Bota

FOTO/ Lajmi "Fake" për vdekjen e Aleksandër Vuçiç! Prokuroria nis hetimet

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Lajmi "Fake" për vdekjen e Aleksandër

Pas lajmeve të qarkulluara në Serbi për vdekjen e presidentit Aleksandër Vuçiç Kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd ka urdhëruar identifikimin urgjent të personave që krijuan njoftimin e rremë të vdekjes së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Departamenti i krimeve të teknologjisë së lartë është urdhëruar të identifikojë personat që kanë shpërndarë këtë njoftim në mediat sociale.

FOTO/ Lajmi "Fake" për vdekjen e Aleksandër

Kryeprokurori Nenad Stefanoviç tha:

Këto veprime përbëjnë vepër penale që ndiqet sipas procedurave zyrtare dhe duhet të sanksionohet në përputhje me ligjin”.

FOTO/ Lajmi "Fake" për vdekjen e Aleksandër

Më 26 mars, përfaqësuesit e partive të shumicës në pushtet dënuan publikimin e një “çertifikate vdekjeje” të rreme me imazhin e Presidentit të Serbisë, e cila u shpërnda në Facebook.

FOTO/ Lajmi "Fake" për vdekjen e Aleksandër

Fotografinë e “njoftimit të vdekjes” me kornizë blu e ka shpërndarë edhe kryeministrja e Serbisë dhe zyrtarja e Partisë Progresive Serbe (SNS) Ana Brnabić.

FOTO/ Lajmi "Fake" për vdekjen e Aleksandër

Ajo tha se organet kompetente po bëjnë punën e tyre pasi njoftimi i vdekjes nuk është “as shaka, as argëtim”, por shqetësuese dhe paraqet “kërcënim të qartë për jetën e presidentit”.

FOTO/ Lajmi "Fake" për vdekjen e Aleksandër

Ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq tha kjo është “një tjetër fushatë e turpshme kundër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç”. Vuçeviç dhe zyrtarë të tjerë të SNS akuzuan koalicionin opozitar “Serbia kundër dhunës” se qëndron pas publikimit të “njoftimit të vdekjes”.

FOTO/ Lajmi "Fake" për vdekjen e Aleksandër

Poll
SHQIPENGLISH